Corey Blackman,Ekip
21 Maj 2019•Përditësim: 22 Maj 2019
Presidenti aktual i Indonezisë, Joko Widodo-Ma'ruf Amin është rizgjedhur president i vendit, flasin të dhënat paraprake të publikuara nga Komisioni i Përgjithshëm i Zgjedhjeve (KPU), raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo është hera e dytë që "Jokowi", mund në përballje të drejtpërdrejt rivalin e tij, ish komandantin e forcave speciale Prabowo Subianto Sandiaga Uno.
Në bazë të rezultateve të cilat i publikoi KPU, Jokowi-Amin ka fituar 85.6 milionë vota, ndërsa Subianto-Sandiaga Uno ka marrë 68.6 milionë.
Jokowi-Amin ka fituar në 21 provinca të vendit, përfshirë Balin, ndërsa Subianto-Sandiaga arriti të shënojë fitore fitojë në vetëm 13 sosh.
Komisioneri i KPU-së, Hasyim Asy'ari, në një prononcim për mediat tha se shpallja e rezultateve zyrtare varet nga ankesat që do të parashtrohen.
KPU thotë se do të presë deri më 24 maj për paraqitjen e ankesave të kandidatëve që do të bëhet përmes Gjykatës Kushtetuese (MK).
"KPU do të kërkojë konfirmim nga Gjykata Kushtetuese nëse ka palë që ka parashtruar ankesë. Nëse nuk do të ketë, atëherë do t'i shpallim menjëherë”, tha Hasyim.