Bota

"John Bolton dëshiron të bombardojë Iranin"

Gazetari dhe kolumnisti Mehdi Hasan, në një kolumnë me titullin "John Bolton dëshiron të bombardojë Iranin" ka thënë se Bolton ka arritur një fuqi të lartë në administratën amerikane

Safvan Allahverdi  | 16.01.2019 - Përdıtësım : 16.01.2019
"John Bolton dëshiron të bombardojë Iranin"

Washington

WASHINGTON (AA) - Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), John Bolton, "tani dëshiron një luftë me Iranin", ka shkruar Mehdi Hasan, kolumnist në faqen "The Intercept" në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazetari dhe kolumnisti Hasan, në një kolumnë me titullin "John Bolton dëshiron të bombardojë Iranin" të publikuar në "The Intercept", ka tërhequr vëmendjen në ndikimin në rritje të John Boltonit dhe ka thënë se ai ka arritur një fuqi të lartë në administratën amerikane dhe po bind vend të hyjë në luftë me Iranin.

Hasan ka cituar ish-sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis i cili e ka përshkruar Boltonin si "inkarnim i djallit", duke theksuar se shumë persona në administratë që kanë pasur mosmarrëveshje me Boltonin janë larguar nga puna, ndërsa ai vetë ka vazhduar në detyrë dhe ka mundësuar që në vendet e liruara të sillen emra që mbështesin luftën kundër Iranit.

Edhe pse Donald Trump ka deklaruar se trupat amerikane nga Siria do të tërhiqen sa më parë, Bolton ka bërë koment të kundër me këtë deklaratë, ka shkruar Hasan.

Hasan ka thënë se Bolton është një nga aktorët kryesorë të okupimit të Irakut në vitin 2002 me pretendimin e pabazë të armëve bërthamore, duke u bërë kështu bashkëfajtor në vrasjen e qindra mijëra irakianëve.

Sipas tij, vitin e kaluar Bolton kishte kërkuar opcione ushtarake nga Pentagoni për ta goditur Iranin.

"Tani ai dëshiron luftë me Iranin", është shprehur Hasan.

Hasan ka shkruar se zyrtarët e Pentagonit janë të frikësuar se Bolton do ta përshpejtojë konfliktin me Iranin dhe se brenda administratës, ai ka shumë aleatë kundër Iranit.

Ai ka thënë se Bolton bashkëpunon me figura që njihen me deklaratat e tyre kundër Iranit, ndërsa neutralizon emrat që janë kundër luftës dhe së shpejti mund të inicojë një luftë kundër Iranit. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın