Abdullah Aşıran
13 shkurt 2018•Përditësim: 13 shkurt 2018
HAGË (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Halbe Zijlstra, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Zijlstra duke folur në fillim të seancës parlamentare se deklarata e tij joreale në kongresin e Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) në vitin 2016 ku kishte deklaruar se "është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin" është gabimi më i madhë i jetës së tij politike, tregoi se ky është shkaku i dorëheqjes.
Ai duke përjetuar momente emocionale gjatë dorëheqjes, theksoi se Holanda ka nevojë për një ministër të Jashtëm për të cilën nuk ka dyshime.
Zijlstra në një intervistë për gazetën De Volkskrant kishte pranuar se deklarata në fjalë e tij në vitin 2016 nuk është e vërtetë. Zijlistra kishte theksuar se shprehjen "Rusia e Madhe" të cilën e kishte thënë Putin në mbledhje e kishte dëgjuar prej dikujt tjetër.
Zijlstra qëndroi katër muaj në detyrë si ministër.