Ahmet Furkan Mercan
16 Janar 2023•Përditësim: 17 Janar 2023
Një tërmet me magnitudë 6,1 është regjistruar në ishullin Ogasawara, në jug të kryeqytetit të Japonisë, Tokio, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), një tërmet me magnitudë 6,1 u regjistrua në bregun perëndimor të Ogasawara.
Pas tërmetit të regjistruar në një thellësi prej 400 kilometrash, nuk paralajmërua për "valë gjigante".
Ishulli Ogasawara, i cili është i lidhur administrativisht me Tokion, ndodhet 1.000 kilometra në jug të kryeqytetit.