Bota

Japoni, shpërthim në vullkanin Sakurajima

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se hiri vullkanik është ngritur deri në 5.500 metra lartës, duke shtuar se ky është shpërthimi më i madh në këtë vullkan i observuar nga korriku i vitit 2016

Emre Aytekin  | 08.11.2019 - Përdıtësım : 11.11.2019
Japoni, shpërthim në vullkanin Sakurajima

Ankara

Një shpërthim i madh ka ndodhur në vullkanin Sakurajima në jug të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, nga krateri i vullkanit aktiv i cili gjendet në një gadishull në Gjirin Kagoshima ka filluar të ngritet hi vullkanik në orët e mbrëmjes.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se hiri vullkanik është ngritur deri në 5.500 metra lartësi, duke shtuar se ky është shpërthimi më i madh në këtë vullkan i observuar nga korriku i vitit 2016.

Agjencia ka paralajmëruar se në rast se shpërthimi vazhdon, atëherë shkëmbinjtë vullkanikë dhe lava mund të përhapen në një diametër prej një kilometri.

Shpërthimi deri më tani nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Ndryshe, gadishulli ku gjendet vullkani Sakurajima ka qenë ishull i veçantë në Gjirin Kagoshima, por pas shpërthimit të madh në vitin 1914, ai u bashkua me Gadishullin Osumi pasi brigjet e tij u mbushën nga lava. Ky shpërthim vullkanik ishte regjistruar si më i madhi në historinë e Japonisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın