Bota

Japoni, shpërthen vullkani Aso

Niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për "publikun të mos i afrohet vullkanit"

Ahmet Furkan Mercan  | 20.10.2021 - Përdıtësım : 20.10.2021
Japoni, shpërthen vullkani Aso

Tokio

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin "Nakadake" 1 të vullkanit.

Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për "publikun të mos i afrohet vullkanit".

Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın