Japoni, aktivizohet vullkani pas 250 vitesh
Shpërthimet kanë pushuar pak të premten, por kompetentët kanë paralajmëruar popullatën në qytetet e afërta, për shkëmbinjtë dhe hirin vullkanik i cili mund të bie në zonat e banuara

Tokio
TOKIO (AA) - Në Japoninë jugore ka shpërthyer një vullkan i cili ishte pasiv për 250 vite, ndërkohë që autoritetet kanë lëshuar një ndalesë për qarkullim në zonën rreth malit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mali Lo, ka hedhur të enjten tym dhe hi, i cili arriti lart në qiell, ndërkohë që shpërthimi i vullkanit, ishte i pari pas vitit 1768.
Instituti Meteorologjik i Japonisë njoftoi të premten se zona e ndaluar për lëvizje nuk përfshin vetëm zonën e kraterit dhe se shtrihet në tërë territorin e malit.
Shpërthimet kanë pushuar pak të premten, por kompetentët kanë paralajmëruar popullatën në qytetet e afërta, për shkëmbinjtë dhe hirin vullkanik i cili mund të bie në zonat e banuara.
Vullkani bën pjesë në zonën malore Kirshima në ishullin jugor Kyushu, në një zonë rreth 1.000 kilometra në jugperëndim të Tokios.
Një muaj më parë, në Japoni shpërtheu një vullkan i cili kishte qenë i qetë për shtatë vite.
Japonia shtrihet në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit", me rreth 110 vullkanë aktivë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.