Bota

Izraeli vrau 6 palestinezë në Gaza në gjysmën e parë të vitit

Në raportin e Qendrës për të Drejtat e Njeriut El-Mizan thuhet se në gjashtë muajt e parë të vitit, gjashtë palestinezë u vranë nga forcat izraelite në Gaza, ndërsa 38 u plagosën dhe 22 u arrestuan

Hamdi Yıldız  | 13.07.2020 - Përdıtësım : 13.07.2020
Izraeli vrau 6 palestinezë në Gaza në gjysmën e parë të vitit

Gaza

Izraeli vrau gjashtë palestinezë në gjashtë muajt e parë të vitit në Rripin e bllokuar të Gazës dhe arrestoi 22 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për të Drejtat e Njeriut El-Mizan në Palestinë publikoi raportin e saj për gjysmën e parë të vitit.

Në raport thuhet se në gjashtë muajt e parë të vitit, gjashtë palestinezë u vranë nga forcat izraelite në Gaza, ndërsa 38 u plagosën dhe 22 u arrestuan.

Raporti tërheq vëmendjen se Izraeli ka kryer akte të vrasjeve në kushte kur viktima nuk ka paraqitur aspak kërcënim kundër ushtarëve të tij, ndërsa thekson se shumica e viktimave të vrasjeve në fjalë kanë qenë peshkatarët në bregdetin e Gazës dhe demonstruesit afër gardhit kufitar.

Raporti thotë se Izraeli ka kryer në mënyrë sistematike shkelje të të drejtave të njeriut, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë përpjekje për heqjen e bllokadës së imponuar tashmë disa vite.

Rripi i Gazës vuan nga një bllokadë detare, tokësore dhe ajrore nga ana e Izraelit, që kur lëvizja Hamas fitoi zgjedhjet në vitin 2006.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın