Said İbicioğlu
23 Korrik 2017•Përditësim: 24 Korrik 2017
JERUSALEM (AA) - Izraeli është duke vendosur kamera sigurie përballë Portës së Luanit (El-Esbat) në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët mësohet se Izraeli sot në mëngjes ka nisur me vendosjen e kamerave të sigurisë nëpër vende të larta përballë Portës së Luanit (El-Esbat) të Al-Aksës.
Policia izraelite ndërhyn në xhematin në rrugët e Jerusalemit
Sulmet izraelite në xhaminë Al Aksa që nga viti 1967
Ndër të tjera bëhet e ditur se pas përleshjeve të mbrëmshme palestinezët kanë falur namazin e sabahut në afërsi të El-Esbat ndërsa është vërejtur se policia izraelite ka marrë masa përreth personave që kanë falur namazin.
Sipas lajmit në televizionin izraelit Kanal 2 policia izraelite pas tensioneve të larta si pasojë e vendosjes së detektorëve nga Izraeli në hyrjet e Al-Aksës, ka marrë vendimin për heqjen e detektorëve duke nisur nga mesnata e sotme.
Po ashtu bëhet e ditur se Izraeli në vend të detektorëve në dyert e Al-Aksës do të vendos policë që do të kryejnë kontrolle me detektorë dore, hap ky i cili njoftohet se është mbështetur edhe nga drejtori i policisë së Jerusalemit Yoram Ha-Levy dhe kryetari i Bashkisë Nir Berekat.