Mustafa Deveci
05 Shkurt 2020•Përditësim: 06 Shkurt 2020
Izraeli ka marrë vendim për uljen në 10 milje detare distancën e peshkimit në Rripin e Gazës të cilën e mban nën rrethim, duke arsyetuar në "balonat me zjarr" dhe raketave të hedhura nga Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se distanca e peshkimit për peshkatarët nga Gaza nga 15 milje është ulur në 10 milje detare.
Theksohet se vendimi është marrë për arsye të "balonave me zjarr" dhe raketave që hidhen nga Gaza në drejtim të pjesës izraelite.
Sipas marrëveshjes mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës të arritur në Oslo në vitin 1993, palestinezët kanë të drejtë të lëvizin lirshëm deri në 20 milje. Por, Izraeli vazhdimisht pengon peshkatarët palestinezë duke shkelur këtë marrëveshje.
Sipas statistikave të Sindikatës së Peshkatarëve rreth 50 mijë njerëz në këtë rajon sigurojnë kafshatën e bukës nga 4.000 peshkatarë.
Izraeli që nga viti 2006 është duke e mbajtur nën rrethim nga toka, ajri dhe deti Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.