Izraeli sërish bombardon aeroportin e kryeqytetit të Jemenit
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz tha në një deklaratë me shkrim se avionët izraelitë kryen sulm ajror në aeroportin e Sana-s

Ankara
Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar përsëri aeroportin në kryeqytetin e Jemenit, Sana, transmeton Anadolu.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz tha në një deklaratë me shkrim se avionët izraelitë kryen sulm ajror në aeroportin e Sana-s.
Katz pretendon se "avioni i fundit i përdorur nga Huthit e mbështetur nga Irani u shkatërrua" në aeroportin e Sana-s në sulm.
Ai kërcënoi se portet në Jemen do të vazhdojnë të jenë në shënjestër.
Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore në disa pika në Jemen, përfshirë aeroportin në Sana, edhe më 7 maj.
Fluturimet në aeroportin e Sana-s, i cili u dëmtua rëndë pas sulmeve që kishin në shënjestër edhe aeroplanë pasagjerësh, u pezulluan deri më 17 maj.