Ekip
22 Qershor 2020•Përditësim: 22 Qershor 2020
Shitjet e armëve izraelite kanë arritur në 7.2 miliardë dollarë në vitin 2019, bëri të ditur të hënën Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Megjithë sfidat dhe konkurrencën e fortë ndërkombëtare, ne kemi arritur ta mbajmë Izraelin në mesin e 10 eksportuesve më të mëdhenj të pajisjeve të sigurisë në botë me një pjesë të tregut mbi 7 miliardë dollarë", tha Yair Kulas, kreu i departamentit të eksporteve dhe bashkëpunimit të ministrisë.
Sipas një raporti të ministrisë, të cituar nga gazeta "The Jerusalem Post", eksportet në Azi-Paqësor përbëjnë 41 për qind të shitjeve, Evropa 26 për qind, Amerika e Veriut 25 për qind, dhe Afrika dhe Amerika Latine 4 për qind secila.
Eksportet përfshinin lloje të ndryshme të armëve dhe sistemeve të mbrojtjes, si radarët dhe sistemet e luftës elektronike, raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore, dronët dhe UAV-të, stacionet e armëve, si dhe municionet dhe armatimet.
Zakonisht, Izraeli nuk i përmend emrat e vendeve të klientëve për shitjen e armëve.
Vitet e fundit, Izraeli u përball me akuza për shitje të armëve ndaj regjimeve që akuzohen për kryerjen e krimeve të tilla si regjimit përndjekjes të Mianmarit ndaj muslimanëve Rohingya.