Bota

Izraeli godet pozicionet e Hamasit në Gaza

Avionët izraelitë kanë goditur disa pika në një kompleks strukturash ushtarake të lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas në veri të Rripit të Gazës

Gülşen Topçu  | 12.09.2019 - Përdıtësım : 12.09.2019
Izraeli godet pozicionet e Hamasit në Gaza

Kuds

Avionët izraelitë kanë goditur disa pika në një kompleks strukturash ushtarake të lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se kanë sulmuar pozicionet e Hamasit në kundërpërgjigje të raketave të shkrepura nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite do të vazhdojë t'u kundërpërgjigjet tentativave që kanë për synim të dëmtojnë qytetarët e Izraelit.

Më herët, në jug të Izraelit u aktivizuan sirena për shkak të hedhjes së raketave nga Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın