Ekip
03 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
JERUSALEM (AA) – Izraeli këtë javë do të përfundojë ndalesën për hyrje të çimentos në Rripin e Gazës që do të mundësojë rindërtimin e shtëpive të shkatërruara gjatë ofensivës 51 ditore mbi territorin e bllokuar në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
Radioja izraelite ka cituar një zyrtar të sigurisë në kushte anonime të ketë pohuar se ky gjest paraqet një shenjë të mirë kundrejt Turqisë.
Ankaraja në vazhdimësi i bënte thirrje shtetit hebre të heq bllokadën një dekadëshe mbi Rripin e Gazës dhe këtë ta bëjë në kontekst të dialogut mes Turqisë dhe Izraelit, ku synohet rivendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike.
Vendimi i Izraelit vjen pas kritikave të shumta të cilat u adresuan nga Kombet e Bashkuara javën e kaluar, ku thuhej se bllokada ndaj çimentos ka shkatërruar sektorin e ndërtimit dhe ka penguar mijëra familje të rindërtojnë shtëpitë e tyre.