Mehmet Nuri Uçar,Qays Abu Samra
01 Janar 2018•Përditësim: 02 Janar 2018
RAMALLAH (AA) - Ushtarët izraelitë kanë arrestuar deputetin e Këshillit Legjislativ Palestinez, Naser Abdulxhevad, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga dëshmitarët okularë, Abdulexhevad është arrestuar gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në Ramallah nga ana e ushtarëve izraelitë.
Abdulxhevad është deputet i Bllokut për Ndryshime dhe Reforma, që është i lidhur me Hamasin.
Autoritetet izraelite nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë në lidhje me arrestimin.
Forcat izraelite shpesh herë organizojnë bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e okupuar Lindor, duke arrestuar palestinezë me pretendime të ndryshme.