Bota

Izraeli arreston 19 palestinezë

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendime të ndryshme

Mustafa Deveci  | 08.10.2018 - Përdıtësım : 08.10.2018
Izraeli arreston 19 palestinezë

Kuds

KUDS (AA) – Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 19 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e mbrëmshme në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 19 palestinezë nën akuzën për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste".

Në deklaratë thuhet se palestinezët janë dërguar në qendra të paraburgimit për t’u marrë në pyetje.

Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas të dhënave nga burimet zyrtare palestineze në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.000 palestinezë në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Izraeli zbaton edhe praktikën e ashtuquajtur "burgim administrativ", përmes së cilës privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ.

Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në 5 vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur "përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit.












Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın