Mustafa Deveci
05 nëntor 2018•Përditësim: 05 nëntor 2018
KUDS (AA) - Forcat izraelite kanë arrestuar 17 palestinezë në bastisjet që kanë ndërmarrë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se palestinezët janë arrestuar me akuzën e "përfshirjes në aktivitete terroriste", pa dhënë detaje mbi natyrën e këtyre aktiviteteve.
Sipas deklaratës, palestinezët e arrestuar janë dërguar për në qendrën e arrestit në rajon për t'u marrë në pyetje.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të mëdha të arrestimit në Bregun Perëndimor të okupuar nën pretekste të ndryshme.
Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në burgjet e Izraelit, përfshirë qindra gra dhe qindra të mitur.