Itali, riaktivizohet vullkani në Malin Etna
Krateri aktiv juglindor i vullkanit, i cili u aktivizua për herë të parë më 12 nëntor, shpërtheu sërish hi dhe llavë fundjavën e kaluar

Romë
Vullkani Etna në Italinë jugore ka shpërthyer sërish hi dhe llavë, transmeton Anadolu.
Aktiviteti vullkanik vazhdon në Malin Etna, i cili është afërsisht 3.300 metra i lartë, në ishullin e Siçilisë.
Krateri aktiv juglindor i vullkanit, i cili u aktivizua për herë të parë më 12 nëntor, shpërtheu sërish hi dhe llavë fundjavën e kaluar.
Rrjedhja e llavës u vëzhgua nga shpatet me borë të Malit Etna.
Në deklaratën e bërë nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), thuhej se aktiviteti vullkanik në Etna ishte i kufizuar në kraterin juglindor.
Në shtyp thuhet se INGV-ja lëshoi një paralajmërim për avionët që kalonin nëpër rajon dhe se Aeroporti Fontanarossa në Catania nuk u dëmtua nga ky aktivitet i fundit vullkanik.
Etna është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.