Itali, fillon Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës
- Italia dhe Ukraina bashkë-organizojnë Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës (URC2025), që do të mbahet këto dy ditë në Romë, duke mbledhur rreth 5 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota

Shkup
ROMË (AA) - Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025, e organizuar bashkërisht nga qeveria italiane dhe ajo ukrainase, ka filluar në kryeqytetin italian Romë, raporton Anadolu.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, priti krerët e shteteve dhe qeverive mëngjesin e sotëm.
Pas një fotografie familjare me udhëheqësit e delegacioneve, Meloni hapi zyrtarisht seancën plenare me një fjalim.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjithashtu mbërriti në Romë për të marrë pjesë në konferencë.
Italia dhe Ukraina bashkë-organizojnë Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës (URC2025), që do të mbahet këto dy ditë në Romë, duke mbledhur rreth 5 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë tha se konferenca e mbajtur në Qendrën e Konventave La Nuvola është "ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare kushtuar rimëkëmbjes, rindërtimit dhe modernizimit të Ukrainës".
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë rreth 100 delegacione qeveritare, 40 organizata ndërkombëtare, përfshirë bankat kryesore të zhvillimit, 2 mijë kompani, autoritete lokale, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mbi 500 gazetarë të akredituar.
Pjesë e konferencës është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.