Bota

Ish-presidenti Hollande kritikon Macronin për “jelekët e verdhë”

Duke theksuar se Macron nuk ka mundur të menaxhojë krizën e “jelekëve të verdhë”, Hollande tha se ngjarjet e dhunshme mund të parandaloheshin nëse Macron do të kishte plotësuar më herët kërkesat e protestuesve

Yusuf Özcan  | 03.02.2019 - Përdıtësım : 04.02.2019
Ish-presidenti Hollande kritikon Macronin për “jelekët e verdhë”

Paris

PARIS (AA) - Ish-presidenti i Francës, François Hollande, ka kritikuar pasardhësin e tij, Emmanuel Macron, se nuk ka mundur të menaxhojë krizën e krijuar nga “jelekët e verdhë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hollande ka shprehur kritika ndaj Macronit në një intervistë për gazetën “Le Soir” e cila publikohet në Belgjikë. Duke theksuar se Macron nuk ka mundur të menaxhojë krizën e “jelekëve të verdhë”, Hollande tha se ngjarjet e dhunshme mund të parandaloheshin nëse Macron do të kishte plotësuar më herët kërkesat e protestuesve.

Po ashtu Hollande ka pranuar se edhe ai vetë ka pjesë përgjegjësie në zemërimin e “jelekëve të verdhë”. Pasi ka dënuar ngjarjet e dhunshme, ish-presidenti francez është shprehur se pas kësaj duhet të gjenden zgjidhje ndaj problemeve që kanë shkaktuar protestat.

Protestat e “jelekëve të verdhë”, të cilat filluan më 17 nëntor 2018 si një reagim ndaj rritjes së taksave të karburantit dhe u zhvilluan në një kryengritje kundër presidentit francez, Emmanuel Macron, janë shndërruar në protestat më të dhunshme të viteve të fundit në vend.

Që nga 17 nëntori, mijëra protestues të quajtur “jelekët e verdhë”, tubohen në qytetet kryesore franceze, përfshirë kryeqytetin Paris, për të protestuar ndaj rritjes së diskutueshme të taksave të karburantit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike.

Sipas të dhënave, në protesta kanë humbur jetën 11 persona dhe mbi 2.000 janë plagosur ndërsa mbi 6.000 të tjerë janë ndaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.