Bota

Ish-kreu i UDB-së Josip Perkoviç ekstradohet në Kroaci

Perkoviç, kreu i dikurshëm i UDB-së jugosllave dhe më vonë agjent i inteligjencës kroate ngarkohet se me bashkëpuntorët e tij ka planifikuar dhe ka kryer vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Gjurekoviç në Gjermani në vitin 1983

Stipe Majic   | 11.07.2019
Ish-kreu i UDB-së Josip Perkoviç ekstradohet në Kroaci

Zagreb

Gjermania ka ekstraduar në Kroaci Josip Perkoviç, kreun e dikurshëm të UDB-së (Shërbimi sekret i ish-Jugosllavisë), ku e pret dënimi me 30 vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Josip Perkoviç (74), ish-shefi i UDB-së, në Gjermani është dënuar për vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Gjurekoviç me burgim të përjetshëm, ndërsa sot nga Gjermania u ekstradua për vuajtjen e dënimit në burgun e Remeticës.

Burgimi i përjetshëm, i cili iu shqiptua para ekstradimit nga Gjermania në Kroaci, në përputhje me gjyqësorin kroat, iu shndërrua në 30 vite burg, pasiqë në Kroaci nuk ka dënim me burg të përjetshëm.

Në praktikë pritet që Perkoviç të vuajë denimin deri në vitin 2028 ndërsa avokati i tij ka paralajmëruar padi kundër instancave më të larta gjyqësore evropiane pasiqë konsideron se gjykimi i Perkoviçit në Gjermani nuk ka qenë i drejtë.

Perkoviç, kreu i dikurshëm i UDB-së jugosllave dhe më vonë agjent i inteligjencës kroate, ngarkohet se me bashkëpuntorët e tij ka planifikuar dhe ka kryer vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Gjurekoviç në Gjermani në vitin 1983.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın