Tayfun Salcı
19 Prill 2019•Përditësim: 20 Prill 2019
Një gazetare është vrarë derisa ishte duke ndjekur protestat e grupeve separatiste në Irlandën Veriore, ndërsa policia vendosi që incidentin ta hetojë në kuadër të "terrorit", raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetarja u qëllua për vdekje derisa ishte duke ndjekur protestën e organizuar në kuadër të përvjetorit të kryengritjes së katolikëve irlandez kundër sundimit anglez në vitin 1919, në qytetin Londonderry, në të cilën ndodhën ngjarje të dhunës.
Policia e Irlandës Veriore, njoftoi se vdekjen e gazetares 29 vjeçare Lyra McKee, është duke e hetuar në kuadër të incidenteve terroriste.
Michelle O'Neill, liderja e Sinn Fein në Irlandën Veriore, parti politike e cila përfaqëson katolikët separatistë dhe Arlene Foster, liderja e Partia e Unionit Demokratik (DUP), parti politike që përfaqëson protestantët pro-bashkimit me Britaninë, kanë dënuar sulmin.
Dëshmitarët okularë, treguan se gjatë incidenteve të mbrëmshme në Londonderry në drejtim të automjeteve të policisë janë hedhur koktejl molotovi, ndërsa në disa pika janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Në muajin janar pranë Gjykatës në Londonderry ishte kryer një sulm me autobombë, por nuk kishte viktima në këtë sulm.
- Çështja e Irlandës
Irlanda Veriore u shndërrua në një çështje më të rëndësishme e cila bllokon procesin e ndarjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), ku frikësohet se do të kthehet në ditët e terrorit dhe përleshjeve.
Irlanda Veriore e cila është pjesa e vetme që i ka ngelur Britanisë nga ishullit irlandez, kolonia e parë e Perandorisë britanike, prej viteve 1960 e deri 1998 ishte skenë e përleshjeve dhe ngjarjeve terroriste mes separatistëve katolikë dhe protestantëve pro-bashkimit me Britaninë.
Në ngjarjet terroriste të ndodhura në 40 vite, të njohura ndryshe edhe si "Probleme", kishin humbur jetën rreth 3.500 persona.
Ishulli arriti në qetësi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Premtes së mirë në vitin 1998, u arrit marrëveshje që në Irlandën Veriore të krijohet administratë rajonale të bazuar në partneritetin e palëve ndërluftuese.
Tekstet e njohura edhe si marrëveshja e Belfast-it, përbëjnë bazën e qeverisjes rajonale e cila sot është në fuqi në Irlandën Veriore.
Irlanda Veriore në janar të vitit të kaluar kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme pas krizës qeveritare, ku ende nuk është formuar qeveria.
Sipas marrëveshjes që rregullon autonomi të kufizuar, qeveria rajonale duhet të krijohet bazuar në ndarjen e pushtetit të dy partive më të mëdha separatiste dhe pro-bashkimit.
Partia e Unionit Demokratik (DUP), i jep mbështetje qeverisë së kryeministres britanike Theresa May.
Ndërsa Sinn Fein, partia më e vjetër në Irlandë, ishte edhe nismëtar i luftës kundër Britanisë për pavarësinë e ishullit. Të dy partitë që janë aktive edhe në Irlandë, janë gjithashtu edhe partnerë të qeverisë autonome në Irlandën Veriore.
- Ndarja vazhdon
Ndërkohë, pavarësisht se kanë kaluar mbi 20 vite nga marrëveshja e paqes, anketat tregojnë se besimi në mesin e popullit rajonal nuk është vendosur plotësisht.
Sipas anketave, 51 për qind të popullit ose nuk kanë ose kanë disa shokë që i përkasin një feje ose sekti tjetër. Kjo shifër në mesin e të rinjve arrin deri në 58 për qind. Në këtë ndikon edhe sistemi arsimor në vend, i cili është ndarë në dy, në katolike dhe protestante.
Separatistët marrëveshjen paqësore e quajnë "Marrëveshja e së Premtes së Mirë", ndërsa protestantët pro-bashkimit "Marrëveshja e Belfast-it".