Ahmet Dursun
03 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
STAMBOLL (AA) – Ali Ekber Velayeti, kryekëshilltari i liderit suprem të Iranit Ali Hamenei, ka thënë se organizata Hezbollah nuk do të largohet nga Siria edhe krahas marrëveshjes për armëpushim në Siri të arritur nën garancinë e Turqisë dhe Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë iraniane studentore të lajmeve (ISNA), Velayeti ka mbajtur konferencë për media pas takimit me zv/presidentin e Irakut Nuri el-Maliki në Teheran.
I pyetur për pohimet se së fundmi Rusia ka shpërfillur interesat e Iranit në Siri, Velayeti ka theksuar se “ende” vazhdon koordinimi i Teheranit dhe Moskës për sa i takon Sirisë.
Duke folur për takimet që zhvillohen për gjetjen e zgjidhjes për krizën në Siri, Velayeti është shprehur: “Bisedimet për të ardhmen dhe paqen në Siri do të zhvillohen në linjën e qeverisë së Sirisë dhe miqve. Ata që përpiqen të organizojnë bisedime për paqe jashtë vullnetit të qeverisë dhe popullit të këtij shteti, pa dyshim që nuk do të kenë vend në këto bisedime".
Ndërkaq, në lidhje me deklaratat se pas armëpushimit nga Siria do të largohet organizata Hizbullah, e cila lufton në radhët e regjimit në luftën civile në Siri, Velayeti tha se “Pohimet se Hizbullahu do të dalë nga Siria pas marrëveshjes për armëpushim janë propagandë e armiqve.”