Bota

Iran, 169 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.501 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 338.825, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 19.331

Mustafa Melih Ahıshalı   | 14.08.2020
Iran, 169 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Stamboll

Në Iran, 169 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.501 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 338.825, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 19.331.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 293.811 persona, ndërkohë që 3.956 pacientë janë në gjendje kritike.

Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.812.488 teste për COVID-19.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın