Bota

Iraku fillon fushatën e vaksinimit kundër COVID-19

"Vaksinimet do të shpërndahen në mënyrë të drejt dhe të sigurt, si dhe do të arrijnë tek të gjithë qytetarët pa pagesë", tha al-Tamimi

Ekip  | 02.03.2021 - Përdıtësım : 02.03.2021
Iraku fillon fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Bagdad

Ministri i Shëndetësisë i Irakut, Hassan al-Tamimi, ka njoftuar fillimin e fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Vaksinimet do të shpërndahen në mënyrë të drejt dhe të sigurt, si dhe do të arrijnë tek të gjithë qytetarët pa pagesë", tha al-Tamimi.

Ai tha se fushata fillimisht do të fillojë me punonjësit shëndetësorë.

Sot më herët, al-Tamimi tha se ministria që drejton ai pranoi dërgesën e parë prej 50 mijë votash nga kompania kineze Sinopharm.

Më 26 janar, Parlamenti i Irakut njoftoi se do të blejë 1.6 milionë doza nga kompania Pfizer dhe tetë milionë nga AstraZeneca.

Së fundmi, Iraku regjistroi 30 vdekje të reja dhe 3.690 infeksione të reja nga COVID-19. Po ashtu 3.517 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 703.778, përfshirë 13.458 vdekje dhe 643.156 të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.