Bota

Irak, grevë paralajmëruese e mësimdhënësve

“Grevën e kanë mbështetur thuajse të gjitha provincat në Irak”, tha Yassin Mojammed, anëtar i Unionit të sindikatave të punonjësve arsimor në Irak

Ali H. M.Abo Rezeg  | 17.02.2019 - Përdıtësım : 18.02.2019
Irak, grevë paralajmëruese e mësimdhënësve

Bagdad

BAGDAD (AA) – Mësimdhënësit në Irak kanë hyrë në grevë dyditore paralajmëruese, me ç’rast kërkojnë kushte më të mira për punë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Grevën e kanë mbështetur thuajse të gjitha provincat në Irak”, tha për AA Yassin Mojammed, anëtar i Unionit të sindikatave të punonjësve arsimor në Irak. 

Ai tha se mësimdhënësit kërkojnë reforma urgjente të sistemit arsimor dhe kurrikulat mësimore në Irak. 

“Paralelisht me reformat, mësimdhënësit kërkojnë edhe kushte më të mira për punë. Qeveria irakiane nuk u ka siguruar vendosje adekuate dhe beneficione tjera që i gëzojnë nëpunësit e sektorëve të tjerë”, tha Mohammed. 

Mësimdhënësit në Irak tashmë disa javë protestojnë, ndërsa sot për herë të parë hynë në grevë të përgjithshme paralajmëruese. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın