Aşkın Kıyağan
16 Janar 2020•Përditësim: 16 Janar 2020
Drejtor i Njësisë Ligjore i Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), Ravi R. Prasad, reagoi ashpër ndaj policisë egjiptiane e cila bastisi zyrën e Anadolu Agency (AA) në Kajro dhe arrestoi 4 punonjësit e saj.
Ai njoftoi se "dënon fuqimisht sulmin arrogant të kryer nga forcat e policisë së Egjiptit ndaj AA-së dhe gazetarëve punonjës të institucionit".
Nëpërmjet një deklarate me shkrim IPI me qendër në Vjenë të Austrisë, rikujtoi se policia egjiptiane bastisi zyrën e AA-së në Kajro dhe arrestoi 4 gazetarë prej të cilëve një shtetas turk dhe tre egjiptianë.
Ndër të tjera në deklaratë njoftohet se arsyet e arrestimit të gazetarëve nuk dihen dhe se aktualisht nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendin ku mbahen punonjësit e AA-së.
Lironi menjëherë gazetarët
"Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) dënon sulmin arrogant të kryer nga forcat e policisë së Egjiptit ndaj Anadolu Agency dhe gazetarëve të saj" thuhet në deklaratën në të cilën përmendet qëndrimi i drejtorit të njësisë ligjore të IPI Ravi R. Prasad lidhur me policinë egjiptiane.
Ndër të tjera Prasad ka bërë thirrjen që "qeveria e Kajros të lirojë menjëherë 4 gazetarët dhe të njoftojë arsyen e arrestimit të tyre".
Po ashtu në deklaratën ku bëhet e ditur se ndaj Egjiptit ka reaguar edhe ministria e jashtme turke, thuhet se Egjipti që prej vitit 2014 ushtron presion intensiv mbi shtypin dhe se aktualisht 61 gazetarë mbahen në burgjet egjiptiane.