Bota

Indonezi, zjarret pyjore shkaktojnë mbylljen e shkollave

Procesi mësimor është ndërprerë përkohësisht pasi tymi nga zjarret që po vazhdojnë prej muajit të kaluar në Jambi kanë rrezikuar shëndetin e njerëzve

Mahmut Atanur   | 09.09.2019
Indonezi, zjarret pyjore shkaktojnë mbylljen e shkollave

Xhakartë

Autoritetet në provincën Jambi të Indonezisë kanë urdhëruar mbylljen e shkollave si rezultat i rënies së cilësisë së ajrit për shkak të zjarreve në zonat pyjore dhe shkorre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Procesi mësimor është ndërprerë përkohësisht pasi tymi nga zjarret që po vazhdojnë prej muajit të kaluar në Jambi kanë rrezikuar shëndetin e njerëzve, raportoi agjencia indoneziane e lajmeve Antara.

Zyrtarët e rajonit vlerësuan se niveli i grimcave PM 2,5 ka kaluar në mbi 500, me çka kanë vendosur të mbyllin shkollat në vende të caktuara.

Zyrtarët gjithashtu i kanë bërë thirrje popullatës t'i kufizojnë aktivitetet e gjata në ajër të hapur dhe të vendosin maska mbrojtëse.

Autorietet përkatëse janë duke i vazhduar punimet për marrjen nën kontroll të zjarreve të cilat po ashtu prej një kohe të gjatë kanë përfshirë edhe rajonet Açe, Kalimantan, Nusa Tenggara Lindoredhe Riau.

Nga ana tjetër, zjarret dhe tymi në Indonezi kanë ndikuar negativisht edhe në vendet fqinje si Malajzia, Singapori dhe Tajlanda.

Ndryshe, zjarret në Indonezi zakonisht shkaktohen nga thatësira midis muajve maj dhe shtator, si dhe nga zjarret e ndezura pa leje nga bujqit për të pastruar tokën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın