Bota

Indonezi, tërmetet kanë marrë jetën e 483 personave

Si pasojë e tërmeteve në ishullin Lombok të Indonezisë të paktën 483 persona e kanë humbur jetën

Adem Şalvarcıoğlu  | 21.08.2018 - Përdıtësım : 22.08.2018
Indonezi, tërmetet kanë marrë jetën e 483 personave

Ankara

ANKARA (AA) - Si pasojë e tërmeteve në ishullin Lombok të Indonezisë të paktën 483 persona e kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Harry Hikmet, zyrtar në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Sigurisë në një deklaratë me shkrim tha se 483 persona kanë humbur jetën në tërmetet që ndodhën gjatë dy javëve në ishullin Lombok në lindje të vendit.

Në deklaratë thuhet se është rritur në 471 numri i personave që kanë humbur jetën në tërmetin 7 ballë më 5 gusht në ishull, ndërsa kanë humbur jetën 12 të tjerë në tërmetet 6.3 dhe 6.9 ballë që ndodhën ditën e djeshme.

Bëhet e ditur se më shumë se 800 tronditje janë regjistruar në ishullin Lombok në 15 ditë.

Si pasojë e tërmeteve në rajon ishte njoftuar se janë dëmtuar gjithashtu edhe rreth 2.000 ndërtesa.

Përderisa vazhdojnë ende punimet e kërkim- shpëtimit nëpër rrënoja, ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın