Aynur Şeyma Asan
29 Gusht 2023•Përditësim: 30 Gusht 2023
Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë ka ndodhur në brigjet e detit Bali të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.1 ishte në detin Bali të Indonezisë.
Ende nuk raportohet për humbje jete apo dëmtime pronash nga tërmeti i cili ka ndodhur në një thellësi prej rreth 515 kilometrash.
Pas tërmetit nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.
Vitin e kaluar më shumë se 300 njerëz vdiqën dhe mijëra tjerë u plagosën në tërmetin me magnitudë 5.6 që ndodhi në provincën Java Perëndimore të Indonezisë.