Zehra Ulucak
03 Tetor 2018•Përditësim: 03 Tetor 2018
ANKARA (AA) – Shpërthen vullkani Soputan i cili ndodhet në ishullin Sulawesi të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, duke u bazuar në Qendrën e Zvogëlimit të Fatkeqësive Vullkanologjike dhe Gjeologjike thuhet se vullkani Soputan në lartësi prej rreth 1 mijë e 800 metrash ka shpërthyer në orën 08:47, sipas orës lokale.
Hiri dhe tymi i hedhur nga vullkani Soputan është ngritur në lartësi deri në 4 kilometra. Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka shkaktuar ndonjë humbje dhe dëme.
Numri i personave që kishin humbur jetën si pasojë e tërmetit që ndodhi më 28 shtator në ishullin Sulawesi të Indonezisë dhe në cunamin që u formua pas tërmetit është rritur në 1 mijë e 407.