Bota

Indonezi, shpërthen Vullkani Ili Lewotolok

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se hiri dhe tymi janë ngritur në lartësi 500 metra nga krateri i vullkanit pas shpërthimit që ka ndodhur në orët e mëngjesit

Mahmut Atanur  | 27.11.2020 - Përdıtësım : 28.11.2020
Indonezi, shpërthen Vullkani Ili Lewotolok

Xhakartë

Një shpërthim ka ndodhur në Vullkanin Ili Lewotolok në rajonin Lembata të provincës Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se hiri dhe tymi janë ngritur në lartësi 500 metra nga krateri i vullkanit pas shpërthimit që ka ndodhur në orët e mëngjesit.

Autoritetet informuan se shpërthimi ka zgjatur për rreth dy minuta dhe paralajmëruan banorët që të mos veprojnë në një zonë prej 2 kilometrash katrorë përreth vullkanit.

Autoritetet po ashtu kanë ngritur alarm të nivelit të dytë (waspada) pas shpërthimit.

Sistemi i alarmit vullkanik në vend përbëhet nga katër faza: "jeshile" (normale), "e verdhë" (waspada), "portokalli" (siaga) dhe niveli më i lartë, "i kuq" (awas).

Indonezia gjendet zonën e quajtur "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka 127 vullkane aktive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın