Mahmut Atanur
30 Nëntor 2017•Përditësim: 30 Nëntor 2017
XHAKARTË (AA) – Numri i të vdekurve në ciklonin Cempaka, që goditi ishullin qendror indonezian Java, ka arritur në 21, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Enti Meteorologjik i Indonezisë (BMKG) theksojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë gjetur edhe dy trupa të pajetë në zonën Yogyakarte.
Mijëra shtëpi dhe sipërfaqe bujqësore tërësisht janë përmbytur për shkak të daljes së lumit nga shtrati, ndërsa autoritetet dëmin e kanë vlerësuar në qindra miliona dollarë.