Irmak Akcan
10 Shtator 2025•Përditësim: 10 Shtator 2025
Raportet fillestare tregojnë se gjashtë persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në ishullin Bali të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të gazetës "The Jakarta Post", Agjencia Kombëtare Indoneziane e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) lëshoi një deklaratë në lidhje me përmbytjet në Bali.
Zëdhënësi i BNPB-së, Abdul Muhari, deklaroi se shirat e rrëmbyeshëm në Bali shkaktuan përmbytje në katër zona të ishullit dhe se 85 persona u evakuuan.
Drejtori i Agjencisë, Suharyanto, deklaroi gjithashtu se për shkak të përmbytjeve dy persona vdiqën në zonën e Jembrana, katër në zonën e Nagekeo dhe katër persona rezultojnë të zhdukur në ishull.