Erric Permana
15 Qershor 2020•Përditësim: 16 Qershor 2020
Një avion luftarak i Indonezisë u rrëzua në provincën perendimore Riau të hënën, sipas një zyrtari të ushtrisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Indonezisë Fajar Adriyanto tha se Bae Hawk 209 u rrëzua në një zonë 5 kilometra nga pista ajrore Roesmin Nurjadin në qytetin Pekanbaru.
"Piloti arriti të dalë nga avioni dhe të mbijetojë", tha Adriyanto për AA.
"Ai u dërgua me emergjencë në spitalin ushtarak për ekzaminim të mëtejshëm", theksoi ai, duke shtuar se është duke u punuar për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.