Ekip
22 Shtator 2016•Përditësim: 22 Shtator 2016
TUBAN (AA) – Numri i të vdekurve gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet e mëdha në ishullin qendror indonezian Java, është rritur në 23, raporton Anadolu Agency (AA).
Willem Rampangilei, drejtor i Agjencisë Nacionale për Menaxhim me Katastrofa, theksoi në një njoftim të enjten se 18 persona, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë, llogariten sit ë zhdukur.
“Ndërkohë, qindra të shpërngulur janë vendosur në bazën ushtarake dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shtoi Rampangilei.