Ekip
01 Prill 2017•Përditësim: 02 Prill 2017
TUBAN (AA) – Të paktën 31 persona janë zhdukur të shtunën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në fshatin Banaran të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorrën një trup por në orët e pasdites ndërprenë kërkimin për shkak të reshjeve të dendura të shiut, konfirmoi Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënësi i Agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive në Indonezi.
Më herët Setyo Budiono, kreu i agjencive të reagimit emergjent për menaxhimin e katastrofave në rajonin Ponorogo, ka thënë se ata besojnë se nga rrëshqitja e dheut rezultojnë të zhdukur të paktën 31 persona.