Bota

Indonezi, arratisen 36 të burgosura

36 të burgosura janë arratisur duke e shfrytëzuar zjarrin që ka shpërthyer në burgun e grave Klass III në fshatin Maku të rajonit Sigi

Mahmut Atanur  | 30.09.2019 - Përdıtësım : 01.10.2019
Indonezi, arratisen 36 të burgosura

Xhakartë

Të paktën 36 të burgosura janë arratisur nga një burg në provincën Sulawesi Qendror i Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës Republika, 36 të burgosura janë arratisur duke e shfrytëzuar zjarrin që ka shpërthyer në burgun e grave Klass III në fshatin Maku të rajonit Sigi, në të cilën gjendeshin gjithsej 103 të burgosura.

Forcat e sigurisë vazhdojnë operacionet e kërkimit në mbarë rajonin për të gjetur të burgosurat që janë arratisur.

Ndërkohë, zyrtarët njoftuan se ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe se ka filluar një hetim në lidhje me incidentin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın