Zeynep Katre Oran
24 korrik 2023•Përditësim: 26 korrik 2023
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 19 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbysjes së një varke që ishte mbingarkuar në ujërat e ishullit indonezian, Sulawesi, transmeton Anadolu.
Kreu i Agjencisë lokale të kërkimit dhe shpëtimit, Muhammad Arafah, tha se varka e përmbysur ishte duke shkuar nga fshati Lanto i rajonit Buton Central deri në fshatin Lagili në orët e mesnatës.
Ai shtoi se varka në fjalë ishte duke bartur pasagjerë përtej kapacitetit, duke theksuar se 15 persona kanë humbur jetën kurse 19 të tjerë llogariten të zhdukur.
Arafah tha se ekipet e shpëtimit deri më tani kanë shpëtuar 6 persona, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkimin e 19 të tjerëve.
Sipas zyrtarëve, varka e drurit me kapacitet prej 20 persona në momentin e aksidentit ishte duke bartur 40 persona.