Bota

Indonezi, 11 të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Sipas Agjencisë kombëtare për Zbutjen e Katastrofave, vendi i rrëshqitjes së dheut ishte një tunel miniere rreth 20 metra i thellë në fshatin Tanjung Lalang, në rrethin Muara Enim

Nicky Aulia Widadio  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 22.10.2020
Indonezi, 11 të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Xhakartë
Rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga shirat e mëdha të mërkurën ka shkaktuar vdekjen e së paku 11 minatorëve në një minierë qymyri në provincën Sumatra Jugore të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë kombëtare për Zbutjen e Katastrofave, vendi i rrëshqitjes së dheut ishte një tunel miniere rreth 20 metra i thellë në fshatin Tanjung Lalang, në rrethin Muara Enim.

"Shirat sezonalë në ditët e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut", tha Raditya Jati, zëdhënësi i autoritetit për zbutjen e katastrofave.

Ai tha se të gjithë trupat janë gjetur dhe u janë dorëzuar familjeve të tyre.

Agjencia më herët paralajmëroi se fenomeni i motit La Nina mund të rrisë reshjet totale në Indonezi deri në 40 për qind, deri në shkurt të vitit 2021.

Zëdhënësi i nxiti njerëzit të përgatiten për shirat e mëdha dhe erërat e forta dhe të qëndrojnë vigjilentë për përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın