Bota

India ndalon cigaren elektronike

Ndalesa përfshin prodhimin e cigares elektronike, importin dhe eksportin, transportimin, shitjen, shpërndarjen, deponimin dhe reklamimin e tyre, ka njoftuar ministrja indiane e Financave

Muhammet Nazım Taşçı  | 18.09.2019 - Përdıtësım : 19.09.2019
India ndalon cigaren elektronike

Ankara

Ministrja e Financave e Indisë, Nirmala Sitharaman, njoftoi se kabineti qeveritar ka miratuar ndalesën e cigares elektronike në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kabineti i miratoi ndalesën e cigares elektronike. Ndalesa përfshin prodhimin e cigares elektronike, importin dhe eksportin, transportimin, shitjen, shpërndarjen, deponimin dhe reklamimin e tyre", ka thënë Sitharaman, raportuan mediat lokale.

Ajo tha se ndalesa do të dërgohet për miratim edhe nga presidenti indian Ram Nath Kovind në mënyrë që të hyjë në fuqi sa më parë që të jetë e mundur.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë Harsh Vardhan ka shkruar në Twitter se deponuesit e cigareve elektronike dhe produkteve të ngjashme do të përballen me dënim deri në gjashtë muaj burgim ose me gjobë prej 700 dollarësh.

Ndryshe, ekspertët paralajmërojnë se cigarja elektronike, e cila është bërë popullore në veçanërisht në mesin e të rinjve, shkakton sëmundje të ndryshme dhe se kjo gjendje ka arritur në përmasa shqetësuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın