Ekip
24 Korrik 2021•Përditësim: 24 Korrik 2021
Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës për shkak të shirave monsun që goditën shtetin federal Maharashtra në Indinë perëndimore është rritur në 136, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Deri natën e kaluar, 136 persona humbën jetën në incidente të lidhura me rrëshqitjet e dheut", tha mëngjesin e sotëm ministri i Ndihmës së Shtetit dhe Rehabilitimit, Vijay Wadettiwar.
Ai tha se situata është nën kontroll dhe se po bëhet çdo përpjekje për t'u ofruar njerëzve ndihmën e nevojshme.
Zyrtarët e autoriteteve indiane thonë se më shumë se 1.000 persona po kërkohen në shtetin federal Maharashtra.
Wadettiwar u shpreh se intensiteti i reshjeve ka rënë si dhe niveli i lumenjve, por ende është e vështirë të organizohen operacione shpëtimi.
Më shumë se 200 persona u shpëtuan në qytetin Ratnagiri. Më shumë se gjysma e qytetit bregdetar Chipluna, shtëpia e rreth 70 mijë banorëve u përmbyt gjithashtu.