Emel Öz Gözellik
03 Shkurt 2019•Përditësim: 04 Shkurt 2019
NEW DELHI (AA) – Policia kufitare indiane arrestoi një pasagjer i cili në valixhe nga Tajlanda kontrabandoi një këlysh leopardi, raporton Anadolu Agency (AA).
Këlyshi me peshë vetëm një kilogram u gjet në valixhen e një pasagjeri që mbërriti nga Bangkoku me aeroplan nga Chennai.
Policia kufitare njoftoi se leopardit të vogël dhe shumë të lodhur i është dhënë ndihma veterinere dhe është kujdesur në kopshtin zoologjik “Arignar Anna“.
Pasagjeri në fjalë është arrestuar dhe kundër tij është ngritur procedurë për shkak të kontrabandimit ilegal me kafshë.