Mustafa Deveci
07 mars 2018•Përditësim: 08 mars 2018
NEW DELHI (AA) – Një grua indiane, e cila ndërroi jetë në janar, para vdekjes së saj, paratë nga llogaria bankare dhe pasuri të tjera ia kishte lënë aktorit të Bollywood-it Sanjay Dutt, i cili ishte i admiruari i saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta "Mumbai Mirror" raporton se Nishi Harishchandra Tripathi pak para se të ndërronte jetë, paratë në bankë dhe floririn ia kishte lënë yllit Dutt.
Gazeta raporton se Tripathi nuk ishte e martuar dhe vdiq më 15 janar në moshën 62 vjeçare.
Punonjësit e bankës në të cilën Tripathi kishte llogarinë, njoftuan Dutt-in për trashëgiminë e dhuruar.
Dutt, i cili luajti në më shumë se 100 filma, tha se ishte prekur nga ky gjest i Tripathit, por se nuk do të pranonte paratë. Ai shtoi se avokatët e tij kishin filluar një procedurë ligjore që trashëgimia t'i transferohet familjes së saj.
Nuk theksohet se për sa para bëhet fjalë.