Ekip
25 Korrik 2017•Përditësim: 25 Korrik 2017
MUMBAI (AA) – Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën nga shembja e godinës pesëkatëshe sot në mëngjes në Mumbai, selia financiare dhe kulturore e Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët theksojnë se ende nuk janë vërtetuar shkaqet e shembjes së godinës së vjetër 35 vite. Ata theksuan se në godinë kanë jetuar 15 familje, ku sipas të dhënave paraprake gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar.
Zyrtarët shprehën shqetësim se nën rrënoja gjenden edhe së paku 20 persona. Në rrjedhë është aksioni për kërkim dhe shpëtim.