Saadet Firdevs Aparı
10 Tetor 2022•Përditësim: 10 Tetor 2022
Njëzet e një persona kanë humbur jetën në 48 orët e fundit për shkak të shiut të dendur që ka përfshirë veriun e Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet njoftuan se 18 persona kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme të shkaktuara nga shiu i dendur në shtetin Uttar Pradesh.
“18 persona kanë vdekur për shkak të shiut të dendur në 48 orët e fundit”, tha zyrtari i policisë së shtetit Prabhu N Singh.
Ndërkaq, sipas raportimeve të mediave lokale, tre persona, përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie në kryeqytetin New Delhi.
Për shkak të reshjeve të dendura, bllokime trafiku dhe grumbuj me ujë kanë ndodhur në shumë zona në New Delhi.