Emre Aytekin
12 Shkurt 2019•Përditësim: 12 Shkurt 2019
NEW DELHI (AA) - Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në një hotel në perëndim të New Delhit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri ka shpërthyer në hotelin pesëkatësh Arpit Palace në lagjen karol Bagh, tha zëvendësdrejtori i policisë së qytetit, Mandeep Singh Randhawa, i cili njoftoi bilancin prej 17 të vdekurve dhe katër të lënduarve.
Sipas Randhawa, zjarri ka nisur në orët e natës për shkaqe ende të panjohura, ndërsa ekipet e zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin mbi 30 persona.
Randhawa tha se zjarri tashmë është marrë nën kontroll.