Mehmet Nuri Uçar,Omar Shagaleh
28 Maj 2017•Përditësim: 29 Maj 2017
NIAMEY (AA) - Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka shpërndarë ndihma për 940 familje në nevojë në 9 fshatra përreth kryeqytetit të Nigerit, Nieamey, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i IHH-së për Nigerin, Serdar Yılmaz, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se "Si fondacion që në ditën e parë të muajit të Ramazanit kemi nisur shpërndarjen e kutive me ndihma në fshatrat ku varfëria është më e ashpër në Niger. Shpërndarja e kutive me ndihma do të vazhdojë deri në shpërndarjen e ndihmave për 2.800 familje të cilat janë në nevojë në 25 fshatra."
Duke vënë në dukje se deri më tani kanë dërguar kutitë me ndihma në 9 fshatra përreth kryeqytetit Niamey, Yılmaz, ka shtuar më tej se në shumë fshatra kanë dhënë iftare për më shumë se 1.500 persona.