Ali H. M.Abo Rezeg
05 Janar 2017•Përditësim: 05 Janar 2017
DAMASK (AA) – Milicët e Hezbollahut të mërkurën kanë bllokuar një delegacion ushtarak rus të hyjë në zonën e rrethuar Wadi Bardi, pjesë rurale e Damaskut, sipas burimeve lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimi, i cili kërkoi të mbetët anonim për arsye sigurie, tha se banorët e zonës kishin ftuar delegacionin, i përbërë nga katër oficerë të ushtrisë ruse, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi javën e kaluar.
Delegacioni u ndalua të hyjë në zonën nga milicët e Hezbollahur para se të detyrohet të kthehet në Damask, thekson burimi.
Në një zhvillim lidhur në të njëjtën ditë, raportohet se avionët e regjimit sirian kanë gjuajtur një numër të "bombave fuçi" të improvizuara në Wadi Bardi.