Jeyhun Aliyev
03 Shkurt 2020•Përditësim: 04 Shkurt 2020
Së paku tetë persona kanë humbur jetën gjatë rrëshqitjes së dheut në një minierë ari në Guinean verilindore, njoftuan të dielën mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ndodhi të shtunën në Norassoba, rreth 35 kilometra nga qyteti Siguiri, kur shtyllat që mbanin hyrjen e minierës së sapohapur u shembën.
Shumë minatorë mbeten të bllokuar nën rrënoja, ndërsa trupat e tetë personave janë gjetur, theksuan mediat lokale.
Edhe pse operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në minierë, numri i vdekjeve pritet të rritet.
Ky incident është një nga shumë të tillat në Guinean e pasura me minerale, ku mijëra rrezikojnë jetën e tyre duke punuar në miniera.
Të paktën 17 persona humbën jetën në shkurt të vitit të kaluar kur një minierë ari u shemb në të njëjtin rajon.
Guinea ka ar, diamante, dhe rezerva të mëdha hekuri.